Molliqaj: Dikush duhet të shkojë në burg për…

Deputeti i zgjedhur nga lëvizja “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, përmes një reagimi në Facebook ka komentuar rreth shkrimit të sotëm të gazetës “Zëri”, “KEDS-i për tre vjet 87 milionë euro fitim”.

Duke komentuar fitimet astronomike të KEDS-it, Molliqaj ka thënë se dikush duhet të shkoj në burg për këtë aferë.

“Për 3 vjet KEDS paska fituar trefishin e shumës së privatizimit të tij. 26.3 milion u shit kjo ndërmarrje, 87 milion i paska fituar për 3 vite. Për këtë aferë dikush do të shkojë në burg herëdokur”, ka thënë Molliqaj.

Vetëm gjatë vitit 2014 kompania KEDS ka siguruar profit të pastër prej rreth 30 milionë eurosh, derisa një vit më parë kompania turke “Calik-Limak” kishte privatizuar distribucionin e energjisë elektrike për 26.3 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme