Të hënën u gjet kufoma e tij, e të martën u arrestuan të dyshuarit që e privuan nga jeta.
Bëhet fjalë për trupin e pa jetë i një 32 vjeçari që u gjend në afër lumit Sitnica në Vushtrri, i cili sipas policisë u vra.
Të prangosurit, siç merr vesh KlanKosova, janë burrë e grua, të cilët në ditën e raportimit për zhdukjen e tij e telefonuan viktimën.
Familjarët e këtij të fundit nuk deshën të flasin, e për rastin nuk foli as prokurorja.