Shushnica: Kosova dhe Republika Srpska s’e kanë asnjë ngjashmëri

Kulturologu nga Banjalluka Sërgjan Shushnica thotë se ndërlidhja e statusit të Kosovës me atë të Republikës Srpska politikisht është joreal, sipas të drejtës ndërkombëtare i pamundshëm, ndërsa vetë ideja e tillë paraqet relikt të rrezikshëm të ideve kleriko-nacionaliste dhe të politikës së Beogradit zyrtar të viteve të 90, transmeton Koha.net.

“Pikësëpari rasti historik, juridik e politik ndërmjet Kosovës e Republika Srpska nuk ka kurrfarë ngjashmëri e paralelizmi. Shteti i Kosovës është krijuar përgjatë procesit legjitim të mbrojtjes historike e politike të autonomisë juridike të Kosovës e pastaj nga pavarësimi prej Beogradit zyrtar. Ky proces është përgjigje ndaj politikës shtypëse e kriminale të heqjes së autonomisë, diskriminimit dhe torturave ndaj shumicës shqiptare që e arriti kulmin në fund të viteve të 90-ta dhe me përpjekjen e serbizimit të Kosovës e spastrimit etnik të shqiptarëve. Këto politika nacional – ekskluzive të Beogradit ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kontekstet e ndryshme historike kanë pasur manifestime të ndryshme dhe suksese që nga pushtimi dhe spastrimi etnik në vitet 1912-13, deri te torturat e Rankoviqit në vitet 1950-ta e ato në fillimit të 1980-ave”, ka thënë për “danas” Shushnica.

“Porse pavarësia e Kosovës është njohur dhe përkrahur shumica e shteteve të botës si proces politik legjitim dhe kryesisht falë politikës millosheviqiane të aparteidit, nënshtrimit dhe krimeve ndaj shqiptarëve, thotë Shushnica, përcjell Koha.net.

Nga ana tjetër, sipas tij, Republika Srpska e Dejtonit edhe pse e ka strukturën e brendshme, nuk e ka statusin e shtetit por vetëm të entitetit në Bosnjë e Hercegovinë.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme