Rashiq kandidat për kryetar të Graçanicës

Ish ministri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Nenad Rashiq pritet t’i hyjë garës për të parin e Graçanicës.

Rashiq në një intervistë për Telenews.al ka treguar për planet e tij rreth zgjedhjeve komunale në Kosovë.

“ Po, unë do të jemi kandidat për kryetar të komunës së Graçanicës, ndërsa me kandidat për kryetar do të kandidojmë edhe në komunën e Ranillukut dhe Shtrpcës” tha Rashiq.

Sipas Rashiqit nëse institucionet e Kosovës nuk intervenojnë për të parandaluar manipulimet gjatë zgjedhjeve atëhere do të kemi një situatë edhe më të rënduar se në zgjedhjet parlamentare.

“ Manipuluesit, shantazhuesit duhet të arrestohen dhe burgosen, se përndryshe nuk po çohet në vend vullneti i votuesëve “ shtoi Rashiq.

Rashiq nuk pret kandidat serioz nga lista serbe për kryetar të Graqanicës dhe shton se është i sigurt se do ta fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunën për katër vite.

Ndryshe burime brenda listës serbe tregojnë se është duke u zhvilluar një luftë e ashpër në mes grupeve rivale brenda kësaj partie se kush do të jetë kandidat për kryetar

Ish kryetari i Graqanicës dhe ish zëvendës kryeministri Branimir Stojanoviq e ka humbur përkrahjen e Beogradit, ndërsa edhe kryetari aktual Vladeta Kostiq nuk ka raporte të mira me Beogradin.

Një burim ka tregaur se kandidat i preferuar i listës serbe do të jetë një ish deputet i kësaj partie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme