Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka përgënjeshtruar lajmin se AKR-ja dhe Alternativa janë larguar nga koalicioni, duke thënë se koalicioni është i paluhatshëm.
Ai ka thënë se kjo është një përpjekje e ulët e PDK-së për të larguar vëmendjen që ka bërë në bllokimin e krijimit të institucioneve, transmeton Koha.net.
“Koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën është i paluhatshëm. Lajmet e dhëna nëpër portale janë të pavërteta. Kjo është përpjekja e ulët e PDK-së me satelitët e saj për të larguar vëmendjen nga bllokada që PDK-ja po i bënë krijimit të institucioneve të vendit. Ftoj mediat që të mos bien në grackën e dezinformatave të tilla”, ka shkruar Hoti.
© KOHA.