Sot nga ora 10:00 vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur nga kryesuesi, Adem Mikullovci.
Derisa VV dhe LDK e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, PAN ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në seancë.
PAN nuk do të marr pjesë me arsyetimin se nuk janë konsultuar për mbajtjen e kësaj seance.
Një ditë më parë PAN kërkoi mbajtjen edhe të një takimi konsultativ javën e ardhshme për të caktuar pastaj mbajtjen edhe të seancës konstituive. Por për një kërkesë të tilla nuk ka pasur gatishmëri nga pala tjetër.