PAN-i zvarrit konstituimin e Kuvendit, pret Pacollin t’i bashkohet

Kuvendi nuk do të konstituohet të enjten. Kjo për shkak të bojkotit të koalicionit PAN, i cili ka dalë fitues relativ i zgjedhjeve të qershorit, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Kadri Veselin kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn kryeministër.

PAN-i ka kërkuar që vazhdimi i seancës të shtyhet për fundjavën e ardhshme dhe pas një takimi të ri konsultues. Kjo kohë korrespondon me skajin e një afati ultimativ që Behgjet Pacolli i ka dhënë koalicionit LAA, pjesë e të cilit është, por edhe forcës së dytë në Kuvend, LVV-së, për t’ia dëshmuar se cilët janë deputetët e këtyre subjekteve që e mbështesin idenë për një Qeveri gjithëpërfshirëse. Nëse numrat nuk përbëjnë shumicën, ai nuk e ka mohuar mundësinë që ta mbështesë PAN-in, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hapin e parë të ndërrimit të kampit politik e ka bërë të mërkurën, kur në rezidencën e tij e ka pritur kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Pacolli i ka thënë gazetës të mos ketë diskutuar me Haradinajn për ndarje postesh… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme