“Janë bërë dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve dhe janë bërë një javë prej se ka filluar kjo senaca konstituive dhe që nuk po mund të përfundoj. Është e pashembullt në historinë e parlamentarizmit që ata që I thonë vetës fitues të zgjedhjeve dhe që kanë të drejtë ta propozojnë kandidatin për kryetarin e Kuvendit nuk vijnë në seancë. Ku është problemi i tyre, nuk po iu pëlqen rezultati i zgjedhjeve, nuk i kanë votat për ta zgjedhë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit apo nuk po donë të dalin në opozitë, apo që të trija këto”, është shprehur Konjufca, shkruan lajmi.net
Ai ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kandidatit për kryetar ët Kuvendit, pasi sipas Konjufcës nuk sqarohet se çka ndodhë nëse ata që u takon ta propozojnë kandidatn për kryetar të Kuvendit nuk vijnë në Kuvend dhe se nuk ka afat kohor se sa duhet të pritet.
“Askush nuk ka të drejtë të vetos ndaj seancës konstituive. Strategjia e tyre qëndron në atë që kërkojnë sa më shumë kohë që të bisedojnë me ata deputetë të cilëve ata ua kanë mësyar që t’ua ndryshojnë mendimin për votën e tyre… Nuk është demokratike që me presion e shantazh të tentojnë tua ndryshojnë mendimin deputetëve në kafene… rregullat e demokracisë thonë kështu, kur nuk i ke votat, duhet të bësh kompromis. E ne po u kërkojmë që kandidat për kryetar të Kuvendit të mos jetë Kadri Veseli… Nëse kjo ofrohet ne do ta shqyrtojmë emrin e kandidatit tjetër”, ka shtuar Konjufca. /Lajmi.net/