Zeka: Vetëvendosje po e bllokon qëllimisht parlamentin

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, në një deklarim për media para fillimit të seancës parlamentare, ka thënë se është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po e bllokon parlamentin e Kosovës duke mos e votuar kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, njofton Klan Kosova.

“Kjo seancë do të jetë ripërsëritje e seancës së kaluar”, pohoi Zeka.

“Vetëvendosje është duke e bllokuar qëllimisht parlamentin, pasi ata nuk kanë shkuar në mbledhje konstituive të thirrur nga Adem Mikullovci”.

“Vetëvendosej po e ka të vështirë ta kuptojë që thirrja e tyre drejtuar PAN-it është një thirrje për ta shkelur kushtetutën”.

“I bëj thirrje VV-së që të adaptohen me jetën dhe kulturën parlamentare – si duket këta ende po e shohin vetën nëpër rrugë duke gjuajtur gurë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme