Aktivistë të PDK’së, dega e Prishtinës, kanë zhvilluar një protestë gjatë përurimit që kryetari Shpend Ahmeti po i bënte parkut rekreativ-sportiv ‘1 Tetori’.
Me këtë rast ata kanë thënë se protesta e tyre ka të bëjë me heshtjen që kryetari Ahmeti po u bën akuzave ndaj tij, për korrupsion dhe punësim të militantëve partiak.
Përgjigja e Ahmetit ndaj protestuesve ka qenë, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në përurim, ku sipas tij, parku është edhe i tyre.
Kryetari Ahmeti, ka përuruar parkun rekreativ-sportiv ‘1 Tetori’ i cili ndodhet në afërsi të Qendrës së Studentëve.