Rreth 15 shtete janë prekur nga skandali i vezëve të kontaminuara me insekticid helmues, njoftoi sot Komisioni Evropian.
Vezët e kontaminuara janë shpërndarë në Suedi, Francë, Britani, Austri, Irlandë, Itali, Luksemburg, Poloni, Rumani, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Danimarkë.
Gjithashtu, dy vendet jo anëtare të BE-së, Zvicra dhe Hong Kongu kanë blerë vezë me origjinë nga fermat e pulave, në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Francë që janë trajtuar me insekticidin që i përket familjes kimike të fenilpirazolit, fipronil.