Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım KILIÇ së bashku me Koordinatorin e Agjencisë Turke për Zhvilli Burhan Ceran realizuan vizitë në organizatën “Human Care” në Prishtinë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Me këtë rast ata përuruan donacionin e dhuruar nga TIKA për organizatën “Human Care”.
Në fjalimin e saj, Ambasadorja KILIÇ deklarojë së Qeveria e Republikës së Turqisë cdo herë ka qenë pranë popullit të Kosovës në cdo sferë të jetës, duke përfshirë edhe atë të shëndetësisë.
Drejtori ekzekutiv i organizatës “Human Care” Agim Qehaja falënderoi Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen e dhënë në misionin human për qytetarët e Kosovës.
Në donacionin e dhënë të TIKA-së për organizatën “Human Care” janë pajisje për shërbimin e stomatologjisë, mjekësisë internet dhe kardiake.
Organizata “Human Care” ofron shërbime mjekësore për qytetarët e Kosovës në fushën e stomatologjisë, gjinekologjisë, mjekësisë interne dhe kardiologjisë, pediatrisë dhe analizave laboratorike.