Deputeti i LSDM – së, Muhamed Zeqiri është duke u përgatitur të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit. Kështu të paktën pretendojnë burime të afërta me deputetin shqiptar të LSDM – së.
Ndërkohë, nga Bashkimi Demokratik për Integrim mësohet se kryetari Ali Ahmeti ka vendosur t’i hakmerret kryetarit aktual Izet Mexhiti i cili ishte kundër koalicionit të BDI – së me VMRO – DPMNE’në dhe favorizonte qeverisjen me LSDM’në. Kjo i kishte shkaktuar jo pak kokëçarje liderit të BDI – stëve.
“Bujar Osmani është kandidati për kryetar të Komunës së Çairit i favorizuar nga Ali Ahmeti dhe ai tashmë është duke punuar në këtë drejtim, duke themeluar ekipin e tij”, kanë thënë burime të BDI – së dega e Çairit për portalin Sakte.net.
Partitë e tjera ende nuk kanë vendosur definitivisht se me cilët kandidatë do të konkurrojnë në njërën prej komunave më të mëdha shqiptare në Maqedoni./Sakte.net