Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se kryesia e VV-së ka vendosur që Aida Dërguti të vazhdojë ta përfaqësojë partinë në Kryesi të Kuvendit.
Durguti, që ka qenë nënkryetare e Kuvendit në Legjislaturën e kaluar, është përmendur edhe si kandidate potenciale për kryetare të Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 22 tetor.
Jozyrtarisht është raportuar se LDK-ja do ta propozojë për nënkryetar të Kuvendit, ministrin e deritashëm të Kulturës, Kujtim Shalën. Këtë pozitë, në legjislaturën e kaluar e ka mbajtur Sabri Hamiti, i cili nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u bërë deputet i kësaj legjislature.