Tri komunat e Luginës së Preshevës, mbesin me papunësinë më të lartë në Serbi.
Thuajse të gjitha institucionet e nivelit lokal anashkalohen nga ato të niveleve rajonale dhe republikane, raporton televizioni publik. Në Entin për Punësim, thonë së në shumicën e rasteve as konkurset për vende të punës nuk i dërgohen fare këtij institucioni.
Ndërkohë, në institucionet publike në tri komunat shqiptare, mund të hasësh në të punësuar që vijnë nga Vranja, Vlladiçki Hanit, Surdulica, Leskoci e madje edhe nga Nishi e Kraleva.
Shembuj të anashkalimit të shqiptarëve në vende të ndryshme punës ka shumë, e që vlerësohen si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Përfaqësimi proporcional krahas numrit të përqindjes së përkatësisë nacionale nëpër të gjitha institucionet lokale, rajonale e republikane, ka qenë kërkesë e kamotshme e shqiptarëve.