Para pak çastesh është zhvilluar një takim ndërmjet tre liderëve të PAN-it, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe djalit të ish- presidentit, Ibrahim Rugova, Ukës.
Gazeta Blic ka arritur që të siguroj një fotografi nga ky takim, i cili është zhvilluar në një nga restaurantet në Kryeqytet.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë takim është biseduar për formimin e Qeverisë dhe për ndarjen e posteve ministrore.
“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar edhe për ndarjen e dikastereve qeveritare”, thonë burime të Gazetës Blic.
Ndërkaq, zyrtarisht askush nga PAN nuk ka dashur të flas rreth këtij takimi.
Në anën tjetër, ditën e mërkurë Gazeta Blic duke u thirrur në burime brenda PAN-it ka raportuar se përpos motrës së Ukë Rugovës, Teutës, PAN do ta ketë mbështetjen edhe të Aleancës Kosova e Re.
Ditën e mërkurë, pas një takimi që ka pasur lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli me kandidatin e PAN-it për kryeministër, është arritur pajtueshmëria për koalicion.
Sipas kësaj ujdie, Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës.
Përpos kësaj ministrie, AKR me gjasë do t’i ketë edhe dy ministri tjera, derisa edhe Nisma për Kosovën do t’i ketë tri ministri.
Ndërkaq, ende nuk dihet se sa ministri do t’i ketë AAK e PDK.