Thirrje Arabisë Saudite për anulimin e dënimeve me vdekje

Në një deklaratë të bërë nga një grup fituesish të Çmimit Nobel për Paqes, i bëhet thirrje mbretit të Arabisë Saudite, që të tregojnë mëshirë për 14 të rinjtë e burgosur dhe të anulojnë dënimet e dhëna ndaj tyre me vdekje
Një grup prej 10 personash fitues të Çmimit Nobel për Paqe, i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite për anulimin e dënimeve me vdekje ndaj 14 të burgosurve Shiitë që cilët kanë marrë pjesë gjatë protestave të pranverës arabe dhe të cilët janë dënuar me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga një grup fituesish të Çmimit Nobel për Paqes, i bëhet thirrje mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe princit trashëgimtar të kurorës Muhammed bin Selman që të tregojnë mëshirë për 14 të rinjtë e burgosur dhe të anulojnë dënimet e dhëna ndaj tyre me vdekje.

Ndër të tjera në deklaratë pretendohet se 14 personat e arrestuar janë detyruar nga zyrtarët sauditë të japin deklarata të rreme dhe se ata janë përballur me tortura.

Gjithashtu edhe Federata e Mësuesve Amerikanë i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi Arabinë Saudite për ndalimin e dënimeve me vdekje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme