Veseli tregon se kur do të formohet Qeveria e re

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vendi shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta. Sipas tij, i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, është në fazën finale të konsultimeve me partitë.

“Shumë shpejt do të kemi formimin e institucioneve. Do ta kemi kuvendin, dhe në njëjtën kohe dhe Qeverinë. Tani po presim mandatarin për formimin e qeverisë , z. Haradinaj, që është në fazën finale të konsultimeve me partitë politike”, ka thënë Veseli, në një prononcim për TV Besën, gjatë një qëndrimi të tij në Prizren.

“Ai e ka mandatin nga koalicioni jonë të formojë qeverinë”, ka shtuar ai.

Veseli ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, që të respektojë kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, dhe të vëjë interesin e vendit para atij partiak.

“Partia politike të cilës i takon është duke i bërë presion të madh. Ai është një veprimtar i cili e ka dëshmuar vetën në vitin 1990. Nuk i kisha këshillu të bëjë hapa të gabuar se mbi partinë është vendi ynë,” ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme