Shtetet e Quintit qortojnë politikanët: Merrni pjesë në Kuvend

Shtetet e QUINT-it, përmes një komunikate për media, kanë shprehur brengën e tyre në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Kosova, sipas kësaj deklarate, është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida”, thuhet mes tjerash në deklaratën e shteteve të Quintit, raporton Koha.net.

“Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto institucione por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”, ka përfunduar komunikata e shteteve të Quintit, e dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Në këtë grup, të njohur si Quint, bëjnë pjesë: SHBA, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme