Avdullah Hoti i LAA’së ka propozuar që çështja e bllokadës së votimit të kryeparlamentarit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, dhe të merret një vendim nga kjo gjykatë.
Ai tha se LAA fton VV’në, minoritetet dhe ekspertë që të ulen në një tryezë që të hartojnë pyetje për Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Kryeparlamentarit, që përkundër se katër herë është provuar të zgjidhet duke u thirrur seanca ka dështuar pasi PAN ka bojkotuar.