Matoshi: Qeveria Haradinaj bëhet në fillim të javës që vjen

Halil Matoshi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, njëherish i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN (PDK, AAK, Nisma), ka zhvilluar bisedime me bazë më të gjerë, e jo vetëm me deputetë individualë.

Matoshi në një bisedë me Gazeta Metro ka shprehur bindjen e tij se Qeveria e vendit do të bëhet në fillim të javës që vjen.

Sipas tij, në Qeveri do të përfshihet edhe një organizatë politike shqiptare, pos PAN-it dhe grupeve politike të pakicës serbe dhe të partive të pakicave të tjera.

“Po, Kryetari i Kuvendit si e drejtë ekskluzive e Koalicionit fitues te zgjedhjeve (sipas precedentit te Gjykatës Kushtetuese, 2014) nuk është çështje pazaresh ose marrëveshjesh politike, porse është një detyrim kushtetues. Seanca konstituive e Kuvendit nuk është përmbyllë pa zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve dhe tek pas zgjedhjes së organeve të Kuvendit duhet të procedohet me nominimin zyrtar të mandatarit të Qeverisë nga Presidenti i vendit dhe krijimin e Qeverisë në afat prej 15 ditësh”, u shpreh Matoshi, që në zgjedhjet e parakohshme të 11 qeshorit mori 4,568 vota- të pamjaftueshme për ta bërë atë pjesë të legjilstaturës së gjashtë të Kuvendit.

Ai tutje thotë se sapo të zgjedhen Kryetari dhe Nënkryetarët e Kuvendit, do të jetë në rend të ditës votimi i Qeverisë Haradinaj.

“Ramush Haradinaj e ka negociuar një marrëveshje për një Qeveri me bazë më të gjerë dhe jo vetëm me deputetë individualë si është spekuluar gjatë në media, dhe ajo do të jetë në rend të ditës për votim menjëherë sapo të zgjidhet Kryetari i Kuvendit. Pra unë besoj se do të bëhet në në fillim të javës që vjen”, tha Matoshi .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme