Zafir Berisha: Nuk i kemi numrat

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, është ndër pak deputetët e koalicionit PDK – AAK – Nisma që e pranon edhe publikisht që koalicioni ku ai bën pjesë nuk i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur Kryeparlamentarin dhe Qeverinë.

Në emisionin InfoBox të Dukagjinit, Berisha, duke folur për seancën konstituive të Kuvendit dhe zvarritjen e vazhdueshme të saj, ka thënë se tashmë të gjithë e dinë pse gjendja ka ardhur deri në këtë pikë.

“Nuk është zbulim me e ditë pse nuk po vazhdon seanca konstituive. Si kemi numrat”, tha ai.

Tutje, Zafir Berisha konfirmoi se ai është përzgjedhur nga partia e tij që të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme