Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka theksuar se Vetëvendosje ka shtyre kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci që të thërret seanca.
“Jemi të vetëdijshëm që kryesuesi e ka thirrur seancën në mënyrë të rregullt, po ashtu jemi të vetëdijshëm që kryesuesin e ka shty subjekti i vet që të thirr seanca. Nuk jemi këtu që dikush të na shet mend se sa i dojnë qytetarët”, ka thënë Lekaj.
Lekaj më tej ka komentuar edhe deklaratën e deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi të bërë të hënën në seancën e Kuvendit, duke thënë se ai ka përdoru foltoren pa të drejtë dhe se ka fyer luftën e UÇK-së.
“Sot e përdorni foltoren e Kuvendit pa të drejtë kushtetuese që të fyejë më të shtrenjtën luftën e UÇK-së. E keni shfrytëzuar pa kuorum që të njollosni dhe të fyeni njerëzit që kanë dhënë gjithçka për këtë vend. Ju nuk i doni qytetarët më shumë se ne”, u shpreh Lekaj.
Ai tutje iu drejtua të pranishmëve në këtë takim nga ana e LAA-së, që “mos hajdeni këtu që ta na shitni pallavra”.