Tri femra e kanë kryer një sulm vetëvrasës me bomba duke i vrarë të paktën 27 persona në verilindje të Nigerisë, njoftojnë zyrtarët.
Dhjetëra të tjerë janë plagosur kur femrat e hodhën veten në erë pranë një kampi të refugjatëve afër Maiduguri në shtetin Borno – i cili është bastion i grupit militant islamik, Boko Haram, transmeton Express.
Në muajt e fundit është rritur dhuna në qytetin Maiduguri.
Boko Haram lufton që nga viti 2009 për ta ngre një shtet islamik në këtë vend.
Një raport i publikuar nga hulumtuesit amerikanë anti-terrorizëm javën e kaluar tregoi se kjo është kryengritja e parë në histori ku përdorën më shumë gra se sa burra si kamikazë.