Kryetari aktual i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi duket se mandatin do ta përmbyllë me aktivitete të zbehta dhe të rralla.
Hapja e bunareve ka qenë preokupimi kryesor i këtij kryetari nëse i referohemi faqes zyrtare të Komunës së Haraçinës. Ka kaluar më shumë se një muaj kur nga kjo komunë kanë bërë publike informatën në faqen e tyre zyrtare ku thuhet se “Dje filluan punimet për hapjen e 3 bunareve nga Komuna e Haraçinës për furnizim me uj te pijshem për të gjithe,mirpo ky projekt është mirpritur nga të gjith banorët e Haraçinës.Keto jan premtimet e kryetarit z.Brahim
Ajvazi i cili nuk ndalet duke punuar dhe se pas çdo projekti qe mbaron vijon projekt tjeter”.
Ky njoftim mban shënimin e datës 21 korrik dhe duket se prej asaj kohe në këtë komunë janë paralizuar të gjitha aktivitetet.
Në shekullin 21 kur teknologjia ka avancuar, duket se kreativiteti i krerëve komunalë ka mbetur në hapjen e puseve për furnizim me ujë të pijshëm./Sakte.net