Salla e re 1 tetori të emërtohet, Astrit Dehari

Kryetari i Komunës së Prishtinës në rrjetin e tij social, ka ftuar qytetarët që të bëjnë propozime për t’i dhënë një emër fushës së basketit tek salla 1 tetori.

“Fisnik Ismaili e ka nis një iniciativë me ja dhënë një emër fushës së basketit te 1 tetori. Ai ka me dhënë një top Molten për propozimin më të mirë. Presim propozime, unë personalisht jam me emëru fushën me emrin e Grickës (Riza Zeqiri) një personaliteti të basketit Prishtinas që na la sivjet. Të respektojmë traditën”, ka shkruar Ahmeti.
Përndryshe, jo shumë kohë më parë u përurua parku sportiv afër palestrës “1 Tetori”, investim i ri ky i Komunës së
Prishtinës në bashkëpunim me DEMOS-in, në shërbim të komunitetit.

Derisa emri i aktivistit të ndjerë Astrit Dehari në media u lakua në vazhdimësi lidhur me rrethanat e vdekjes dhe aktivitetet e tij politike, megithatë, si i ri dhe një student i dalluar në fakultetin e mjekësisë, Astriti ishte edhe adhurues i sporteve të ndryshme. Përpos që ishte tifoz i flaktë i kombëtares, Astriti ishte i shkathët edhe në ping pong, basket dhe not. Derisa është hapur iniciativa lidhur me emërtimin e sallës së re 1 tetori, emri më i qëlluar do të ishte emri i Astrit Deharit që do të përçonte energjinë e një të riu me shumë talente dhe aftësi, ëndrrat e të cilit u këputen në mes në rrethana të pasqaruara deri në fund, ndërsa jeta e tij përfundoi në institucionin që do të duhej të ofronte sigurinë më të lartë për të burgosurit politik./Sakte.net




më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme