Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është shqetësuar nga lajmi për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri.
“Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme”, ka thënë Mustafa.
“Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës”, ka shtuar ai.