Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka marrë iniciativë dhe i ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, nga dy orë. LSDM pretendon se me këtë hap realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët.
“Me kursim dhe punë të përgjegjshme të ndërmarrjeve shtetërore ELEM dhe MEPSO do të sigurohen kushte për sjelljen e tarifës së lirë, me çka masa e ndërmarrë nuk do ta dëmton askënd. Në vend që ELEM dhe MEPSO të shpenzojnë miliona euro në qendra skijimi, fasada dhe parqe, paratë do të orientohen kah nevojat reale të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Partia në pushtet thekson se qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet nga kjo masë sidomos familjet që janë nën përkujdesje të ndihmës sociale. /SHENJA