Shkatërrohet banda e 5 shqiptarëve/Me makinën e vjedhur në Zvicër, grabitnin banesat në Itali

Policia e Milanos dh Brescia-s ka shkatërruar bandën prej pesë shqiptarëve, të akuzuar për grabitje të banesave dhe mbajtje të paligjshme të armëve.

Grupi kriminal kishte si bazë të saj operative zonë Sesto San Giovani (Milano), dhe ka vepruar në mënyrë sistematike duke lëvizur në krahina të ndryshme të Lombardisë dhe Piemontes.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë nisur në muajt e fundit nga policia e Brescia-s, pas disa grabitjesh, ku rezultoi se ishte përdorur e njëjta makinë. Në ndihmë u erdhën kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë, të cilat bënë të mundur identifikimin e mjetit, që rezultoi e vjedhur në Zvicër.

Gjatë operacionit policia italiane i ka sekuestruar një pjesë të materialeve të grabitura si dhe një pistoletë me 37 fishekë.

Ndaj 4 shqiptarëve të arrestuar është lëshuar urdhëri i menjëhershëm i arrestimit me burg, ndërsa ndaj shqiptarit të pestë, identiteti i të cilit është zbuluar në fazën finale të operacionit, vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme