Policia spanjolle ka publikuar një fotografi të personit që supozohet të ketë marrë me qira furgonin që u përdor gjatë sulmit terrorist në Barcelonë. Emri i tij është Driss Oukabir, ndërsa detaje të tjera rreth tij nuk janë bërë të njohura ende.
Në sulm humbën jetën 13 persona dhe 64 të tjerë kanë marrë lëndime serioze, njofton The Guardian.
Shërbimet e emergjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, “Placa Catalunya”, dhe kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të trenave dhe të metrosë, në pjesën ku ka ndodhur incidenti.
Policia ka thënë se janë ende në kërkim të njeriut që po ngiste furgonin.