Ndër viktimat në Barcelonë ka edhe nga Maqedonia

Autoritetet spanjolle mbrëmë lajmëruan se në atentatin në qendër të Barcelonës janë vrarë dhe plagosur shtetas të 24 vendeve.

Sipas informacioneve të para, të cilave i referohet BTA, midis viktimave ka shtetas të Francës, Gjermanisë, Spanjës, Holandës, Argjentinës, Venezuelës, Belgjikës, Australisë, Tajvanit, Hong Kongut, Hungarisë, Perusë, Irlandës Verore, Greqisë, Kubës, Maqedonisë, Kinës, Italisë, Rumanisë dhe Algjerisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë mbrëmë kumtoi se deri në orën 20:30 nuk ka pasur informacione për qytetarë të lënduar të Maqedonisë në sulmin në Barcelonë.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, momentalisht është vështirësuar komunikacioni me institucionet relevante por Ambasada e Maqedonisë në Spanjë bën përpjekje që të marrë informacione të rregullta dhe të sakta për ngjarjen dhe mundësinë për eventualisht qytetarë të lënduar nga Maqedonia”, theksoi MPJ-ja në kumtesë.

Shefi i policisë së Katalonisë Luis Trapero, deklaroi se dy persona janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin në Barcelonë – një marokien dhe një shtetas spanjoll nga enklava spanjolle Melilla, në Afrikën Veriore. Policia për asnjërin prej tyre deri më tani nuk ka hapur dosje për lidhje me terrorizëm.

Policia intensivisht bën kërkime për gjetjen e personit të tretë, shoferi i supozuar i furgonit, që mbrëmë në rrugën e frekuentuar turistike “La Rambla” në Barcelonë ka shtypur dhe lënduar mbi 100 persona nga të cilët 13 e humbën jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme