Postin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci e mban përkohësisht Uliks Emra, derisa atë ta zëvëndësojë i përzgjedhuri tashmë për këtë pozitë, Gëzim Kasapolli.
Ish këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sic mëson Magazina.al, tashmë ka marrë vendimin për të qenë ambasador në këtë shtet i cili pas Shqipërisë, llogaritet në rajon, si vendi më më i rëndësishmi për Kosovën, për shkak të qasjes që ka me raport me Serbinë.
Ky vendim ende nuk është publik, por i njejti, sic merr vesh Magazina.al, ka ngjallur reagim tek strukturat e PDK-së, duke qenë se bëhet fjalë për një pozitë me peshë dhe shumë kush para Kasapollit është thënë se e meritonte.
Njëri ndër ata që në qarqet e PDK-së, është cilësuar si i përshtatshëm për këtë pozitë është politikani kosovar me shtetësi kroate, Agim Ceku.
Ish kryeministri i Kosovës ka një lidhje të fortë me këtë shtet në të cilin u shkollua kaloi një pjesë të madhe të jetës në të, dhe si ushtarak luftoi në anën e kroatëve kundër Serbisë.
Përkundër kësaj vendimi është marrë dhe Kasapolli, ish zëdhënës i Partisë Social Demokrate dhe ish zv.ministër i Integrimeve do ta përfaqësojë Kosovën në shtetin kroat.