Koalicioni PAN ka marrë një mesazh, sipas të cilit organet e Kuvendit do të zgjidhen më 24 gusht edhe në rast se deputetët e këtij koalicioni nuk do të paraqiten në vazhdimin e seancës konstitutive. Data për këtë seancë ishte caktuar me propozimin e PAN-it, ndërsa mesazhin kërcënues e ka lansuar të premten Albin Kurti, deputet i LVV-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
PAN-i ka dalë fitues relativ i zgjedhjeve të parakohshme të qershorit dhe, mbështetur në një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, këtij koalicioni i takon e drejta ta propozojë kryetarin e Kuvendit e edhe të japë mandatarin për formimin e Qeverisë. Por nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Kadri Veselin kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn kryeministër.
Prandaj, deputetët e partive që e përbëjnë këtë koalicion prej dy javësh e kanë bojkotuar seancën konstitutive të Kuvendit. Mirëpo deri të enjten e ardhshme ata besojnë se do të bëjnë për vete tre nga katër deputetët e AKR-së së Behgjet Pacollit…