Kreu i AAK-së dhe i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj lidhur me formimin e institucioneve ka thënë sot se kanë mundur që të formojnë qeverinë më 61 numra edhe më herët.
Sipas tij, ata nuk janë dashur ta bëjnë një gjë të tillë, duke kërkuar një bazë më të gjerë, raporton lajmi.net.
Dhe kjo bazë më e gjëra, ka thënë Haradinaj, është arritur.
Megjithatë, ai nuk ka mundur të thotë që procesi i formimit të institucioneve do të ndodh javën e ardhshme, por ka shtuar se nuk do të humbin kohë.
Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është përcaktuar të mbahet më 24 gusht. /Lajmi.net/