Skandaloze, rrahje mes diplomatëve në ambasadën e Maqedonisë në Vjenë?!

Incident fizik supozohet se ka ndodhur në ambasadën e Maqedonisë në Vjenë. Ndërsa kjo është bërë e ditur në rrjetet sociale. Më i zëshëm në konfirmimin e këtij incidenti ka qenë gazetari kontrovers Mile Nedelkovski. Siç përshkruhet storja që nuk ka konfirmim zyrtar, rrahja ka ndodhur mes ambasadorit të Maqedonisë në OSBE, Kire Ilioski me diplomatin M.Milenkov, transmeton INA.

Ilioski përshkruhet si një kuadër që fillimisht ka nisur me punë në DSK , ndërsa në vitin 2002 është transferuar në MPJ. Iliovski siç përshkruajnë mediat maqedonase, edhe më parë ka bërë skandal me ambasadorin në Vjenë, Vasilka Treneska. Por nga MPJ dhe përfaqësia diplomatike e Maqedonisë në OSBE kanë mohuar të ketë ndodhur një incident i tillë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme