Qeveria gjermane nuk do t’i tolerojë tentimet për ndërhyrje në betejën parazgjedhore, deklaroi mbrëmë kancelarja Angela Merkel në një tubim të Unionit Demokristian në qytetin Herford, transmeton TASS.
“Nuk do të tolerojmë çfarëdo ndërhyrje”, deklaroi Merkel, duke nënvizuar se të gjithë qytetarët gjermanë, përfshirë dhe ata me prejardhje turke, kanë të drejtë që lirisht të zgjedhin njërën ose tjetrën parti.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i akuzoi partitë politike gjermane për raport armiqësor ndaj Ankarasë dhe u bëri thirrje turqve në Gjermani që mos të votojnë “armiqtë e Turqisë”.
Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel, komentin e Erdoganit e cilësoi si “ndërhyrje të ashpër” në punët e brendshme të Gjermanisë.