Nxjerrin të afërmit nga varri dhe i veshin me rroba të reja.
Banorët e Torajas në Indonezi nxjerrin me krenari të afërmit e tyre të vdekur nga varri për t’i veshur me rroba të reja.
Ky është një ritual i lashtë që e ka domethënien tek respekti i vazhdueshëm për të dashurit e tyre.
Çdo tre vjet, fiset nga ishulli Sulavesi shvarrosin të vdekurit, i lajnë ata dhe i veshin rroba të reja. Më pas ata pozojnë si një fotografi familjare për festivalin e quajtur Ma’nene.
Rituali që përkthehet “Ceremonia e Pastrimit të Trupave” ndiqet prej një shekulli.