Në Francë makina përplas njerëzit në stacionin e autobusit, 1 i vdekur

Një grua ka mbetur e vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë paraditen e së hënës (21 gusht) pasi një furgon ka përplasur me dashje njerëzit në dy stacione autobusi në qytetin francez të Marsejës.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e automjetit.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrjnë larg zonës e cila është shumë e populluar nga turistët.

Fillimisht shoferi ka përplasur njerëzit tek stacioni i parë rreth orës 09:15  të mëngjesit në Croix Rouge në Shën Valentinin dhe rreth një orë më vonë iu është drejtuar stacionit të dytë të autobuzave. 35-vjeçari më pas është nisur drejt Portit të Vjetër, ku edhe u arrestua nga policia.

Prokurorët francezë thonë se rasti nuk po trajtohet si një sulm terrorist. Shoferi është i njohur për policinë dhe mund të ketë probleme të shëndetit mendor, raporton BBC.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme