Fatmir Matoshi, kryetar i Kuvendit të AKR-së, ka ripërsëritur në Interaktiv të KTV-së se Kuvendi i partisë i mbajtur të dielën i ka dhënë sinjal Behgjet Pacollit që të gjejë zgjidhje për të zhbllokuar themelimin e institucioneve të vendit.
Megjithatë ai ka thënë se kjo mund të shihet edhe si “thirrje e dytë në radhë të parë për koalicionin LAA dhe Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Ne nuk kemi përjashtuar as PAN-in për të ulur dhe për të diskutuar një qeveri të gjerë me një afat të caktuar i cili do t’i kryente disa punë për hir të vendit”, ka thënë Matoshi.
Matoshi thotë se nuk po trajtojnë asnjë ofertë, dhe se të enjten nuk do të thotë se do t’i japin mundësi PAN-it. Por ai ka thënë se situata e krijuar së fundi i tejkalon interesant e subjekteve politike.
“Për AKR-në do të ishte interes që të kishte Qeveri gjithëpërfshirëse. PDK-ja e dinë pozicionin e vet, dhe e dinë se nuk është më faktori më i rëndësishëm politik në Kosovë. Nuk themi se do t’ia japim votat PDK-së, por do të marrim përgjegjësi në atë qeverisje në rast të arritjes së një marrëveshje. Në rast se kjo Qeveri formohet me votat e AKR-së atëherë ajo do të rrëzohet në rastin e parë që nuk kryen detyrat e saj”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë, ai pret edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të reflektojnë.
që ditët e ardhshme LDK dhe VV të reflektojnë. Veprimet e tilla nuk bëhen siç po bëjnë, një deputet i LDK-së thotë ulemi me VV-në, një tjetër del thotë nuk ulemi me VV-në, le të përcaktohen më shpejt”, ka thënë ai. “Nëse nuk bëhet koalicioni i përgjithshëm për qeveri të gjerë, atëherë le t’i sjellin 57 nënshkrime LVV dhe LDK ne u japin edhe 4 pa kërkuar fare poste vetëm”.
Për sa i përket koalicioni PAN, ai thotë vendosmërisht se nuk i kanë numrat e nevojshëm.
“E dimë që PAN-i nuk i ka numrat, kjo po shihet. Por as presidenti nuk mund t’ia jap të drejtën atyre që nuk kanë shumicën parlamentare me 61 vota”, shtoi ai.
Por i pyetur se a do t’ia jap këtë mundësi koalicioni PAN, AKR-ja, ai thotë; “Nuk them se të enjten do t’ia japim mundësinë PAN-it. Mund të them se mbrëmë dhe sot Pacolli ka takime në Bruksel, e në ditët në vijim kjo situatë do të sqarohet”.
Matoshi ka thënë se AKR i ka thënë autorizim Pacollit që të zgjidhë këtë bllokadë ku vetëm Kosova është ajo që po humb.
“Normalisht që Pacolli vendimet nuk i merr vetë pa u konsultuar me të tjerët. Nuk mund të flasim as nuk po trajtojmë asnjë ofertë me askënd tani”, ka shtuar ai.
© KOHA.