Uragani i frikshëm i afrohet Teksasit, autoritetet kërkojnë ndihmë (Video/LIVE)

“Teksasi mund të përballet me një fatkeqësi shumë të madhe, pasi uragani Harvey i afrohet bregdetit të tij”, thotë guvernatori i këtij shtetit.

Kjo është një stuhi e kategorisë së katërt, ndërsa Greg Abbott ka kërkuar më shumë ndihmë federale për të përballuar stuhinë, e cila mund të jetë më e keqja që ka goditur SHBA-të në 12 vjet.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se stuhija mund të sjellë përmbytje të mëdha dhe të vërë nk rrezik jetën e njerëzve, në dhe rreth Hjustonit.

“Në orën 18:00, me orën lokale, stuhia ishte 45 milje në lindje të Corpus Christi, me erërat maksimale të qëndrueshme, rreth 130 mph (215 km / h), tha Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Parashikuesit thonë se stuhia mund të sjellë mbi 100 cm rreshje shiu dhe dallgë deri në 3.5 metër të larta.

Z. Abbott tha se Harvey ishte duke u kthyer në një stuhi shumë komplekse dhe të rrezikshme. Ka gjasa të godasë në zemër të industrisë së rafinimit të naftës në Teksas, me Corpus Christi, një qytet port me 320,000 njerëz, në rrugën e stuhisë.

Në një letër drejtuar Presidentit Donald Trump, duke kërkuar ndihmë federale, z. Abbott tha: “Vërshimi i stuhisë, së bashku me përmbytjen e shiut, mund të çojë lehtë në miliarda dollarë të dëmtimit të pronës dhe pothuajse me siguri humbjen e jetës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme