Policia: PDK të raportojë në polici nëse i di sulmuesit e Stavilecit

Deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me rrahjen e bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitore Metaj-Stavileci, se këtë akt e kanë kryer anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli i quajti “kriminelë të Vetëvendosjes” nuk janë komentuar nga Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës i tha Insajderit se versioni zyrtar në lidhje me rrahjen e zonjës Stavileci është ai që është lëshuar dhe se asnjë version tjetër nuk vlen.

“Çdo kush që e di duhet të raportojë në Polici, përndryshe nuk komentojmë deklarata të askujt”, tha Ahmeti për Insajderin.

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli dhe deputetja e kësaj partie Blera Deliu-Kodra akuzuan Vetëvendosjen se janë autorët ose porositësit e sulmit ndaj zonjës Stavileci, duke aluduar se sulmi vjen pasi ministri në detyrë Blerand Stavileci ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme