Në Tiranë kremtohet Kurban Bajrami

Sakte.net / 12 Shtator 2016 / 09:46

Besimtarët myslimanë shqiptarë ju bashkuan besimtarëve myslymanë në mbarë botën për të kremtuar Kurban Bajramin. Ceremonia u zhvillua në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj drejtoi një lutje për të gjithë bashkëkombësit me shpresën për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.”Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: Qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës” tha zoti Bruçaj. Ai kujtoi se “Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë”.
Cermoni të ngjashme janë kryer edhe në qytete të tjera të vendit.
Shqipëria është një vend ku rreth 66 për qind e popullsisë i përket besimit myslyman. Por bashkëjetesa mes besimeve te tjera fetare, kryesisht katolike e ortodoksë, konsiderohet një vlerë historike dhe shembull botëror. Në ditët e shënuara të festave fetare, veç urimeve besimtarët e feve të ndryshme kryejnë vizita tek njeri tjetri, por edhe në objektet fetare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme