Dy milionë myslimanë janë mbledhur në Malin Arafat për t’i larë gjynahet.
Ata u janë lutur Zotin që t’i falë, teksa pelegrinazhi vjetor i haxhillëkut e arriti kulmin.
Pelegrinët të veshur në rroba të bardha e kaluan natën në një kamp përreth kodrës në të cilën islami thotë se Zoti e testoi besimin e Ibrahimit duke e urdhëruar atë ta sakrifikojë të birin e vet Ismailin dhe ku profeti Muhamed e dha predikimin e fundit, transmeton Express.
Besimtarë të tjerë, të cilët lutjet i kanë bërë në zonën e afërt Mina, u ngjiten në Arafat me autobusë apo në këmbë para agimit teksa forcat e sigurisë e drejtuan trafikun dhe helikopterët që qëndruan pezull në ajër duke vëzhguar.
Burra dhe gra nga gati çdo vend i botës u mblodhën krah për krah, e disa madje qanë në kraharorët e fqinjëve të vet.
Një pelegrin i moshuar sirian, i ulur në maje të kodrës, bërtiti: “O zot, hakmerru ndaj tiranëve.”
Ndërsa të tjerët të mbledhur përreth tij i përgjigjen: “Amin”.