Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, thotë se partia e tij do të përpiqet që deri në momentin e fundit të formohet një koalicion i fuqishëm parazgjedhor për zgjedhjet lokale.
Duke rikujtuar se angazhimi i Lëvizes BESA ishte në këtë drejtim edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, Gashi thekson se koalicioni duhet të bazohet në parime të caktuara, të cilat partia e tij i pati bërë të ditura në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Megjithatë, Gashi thotë se është e vështirë të gjendet partner, por shton se gjithçka do të bëhet e qartë pas mbledhjes së kryesisë qendrore të cilën partia e tij do ta mbajë në ditët në vijim. Sekretari i përgjithshëm i BESËS thotë se partia e tij do të zhvillojë betejë në të gjitha komunat ku ka trup të konsiderueshëm të votuesve.
Ai thotë se BESA do të jetë partia me numrin më të madh të votave tek kampi shqiptar, ndërsa në rrethin e dytë të votimeve, Gashi thotë se do të dalin fitues në një munër të madh të komunave.