Hoxhaj e dështoi diplomacinë e Kosovës

Kosova edhe 9 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, falë një diplomacie krejtësisht jofunksionale dhe joprofesionale, po vazhdon të mbetet tepër mbrapa dhe që të lobojë tek organizatat me ndikim ndërkombëtar për anëtarësime dhe njohje ndërkombëtare që janë me interes për forcimin e shtetit. Mbetja e shtetit të ri të Kosovës akoma me një diplomaci jofunksionale, të ndërtuar në një bazament të mbrapshtë për interesa klienteliste politike, po e dëshmon sërish edhe pritja reale e dështimit të radhës për anëtarësimin në UNESCO, vetëm e vetëm për shkak të neglizhencës së institucioneve dhe mosplotësimit të detyrimeve të marra, veçmas dështimit të resorit të MPJ-së.

Politizimi i skajshëm

Njohësi i zhvillimeve afatgjata politike në vend, Blerim Burjani, thotë se të gjitha dështimet e diplomacisë kosovare, kupola e së cilës është MPJ, vijnë si rezultat i mungesës së profesionalizimit të stafit dhe politizimit të skajshëm të kësaj ministrie dhe rrjetit diplomatik nëpër vendet e ndryshme.”Kjo diplomaci nuk ka kryer as detyrat themelore për shtetin, e lëre me të merret me anë- tarësim. Kjo diplomaci është e pavërejtur dhe e paaftë, asnjë analizë deri tash nuk është publikuar për rolin e saj,nëse veç ka pas në ndonjë lobim për njohje apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Tani sa i përket UNSEKO-se nuk është bërë as për këtë ndonjë përgatitje e veçantë. Nuk është e qartë nëse edhe disa gjëra të me hershme janë përmirësuar nga kërkesat e mëparshme, me mospranimin e Kosovës herën e parë. Nuk ka asnjë të dhëne se a është reflektuar dhe a është përmirësuar gjë prej asaj kohe ne veç e dimë që një konferencë është përmendur në muajin maj për UNSEKO por s’ka pasur asnjë të dhënë tjetër se sa janë bërë përgatitet e Kosovëspër aplikim për pranim”, është shprehur ai. Sipas tij, dihet mirëfilli me të gjitha se çështja e pranimit duket të jetë më shumë akt politik se teknik, e realisht më shumë duhet të ishte akt teknik e aspak politik.

Ahmeti: Nuk ka strategji afatgjate për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, vlerë- son se politika e jashtme duhet të punojë e të veprojë brenda kornizës së reciprocitet, por jo nënshtrimit e servilizmit, të cilat nuk ndihmojnë të ndërtohen raporte të shëndosha bilaterale e multilaterale në mes shteteve. “Prandaj ka shumë faktorë që kanë ndikuar në stagnimin e procesit të njohjes së shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të mëdha ndërkombëtare. Një ndër faktorët kyç që i ka ndihmuar procesit të stagnimit të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat e fuqishëm ndërkombëtarë lidhet me instalimin e politikave të dëmshme publike, të cilat kanë pasur si qëllim interesat personale e klienteliste. Ministria e Jashtme më shumë prin për shpenzime enorme nga zyrtarët e kësaj ministrie, me vizitat e tyre të luksit, e të cilat nuk sollën as suksesin me të vogël për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Pa marrë parasysh grumbullit të institucioneve apo aktorëve shtetërorë që ndikojnë në diplomacinë shtetërore, barra për dështimin e kësaj bie mbi ministrat të cilët kanë udhëhequr me Ministrinë e punëve të Jashtme, por nuk duhet përjashtuar edhe moskoordinimin adekuat të ministrive tjera për t’i quar proceset përpara”, është shprehur Ahmeti. Si shton se mbi të gjitha nuk ka një strategji afatgjate për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në raport ndërkombëtarë, e që të kishte impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovësnë organizatat ndërkombëtare.

Skandali në Amerikë, kulmi i marrëzive

Ahmeti thekson se organizatat ndërkombëtare funksionojnë brenda kornizës institucionale e me misione të caktuara ndërkombëtare, të cilave politika duhet t’u përshtaten shtetet pretendente, por jo misionet e organizatave ndërkombëtare të tjetërsohen duke u përshtatur politikave të brendshme të shteteve.”Kosova si shtet nuk ka vepruar e punuar brenda kornizave institucionale e politikave të caktuara të organizatave ndërkombëtare, por brenda politikave ditore të cilat nuk na dërgojnë në adresën e caktuar. Logjika e funksionimi të mekanizmave institucionalë shtetërorë ka vepruar pa strategji afatgjate, e cila është përkthyer në stagim të proceseve integruese, dhe të cilat kanë prodhuar kontinuitetin e politikave të njëjta, të cilat përkthen në skenar të përsëritshëm”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti. Edhe politologu Arsim Haziri konsideron se Ministria e Punëve të Jashtme kulminacionin e dështimeve dhe manipulimeve, edhe të mosprofesionalizmit, e mbi të gjitha instalimin rrjetit familjarë e ka arritur me skandalin në Amerikë, gjë që flet mjaftueshëm pse ka dështuar në të gjitha nismat e deritanishme për anëtarësim në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare e rajonale.”Mbi këtë bazë theksoi se kjo ministri as minimalisht nuk ka funksionuar brenda agjendës e kompetencave të përcaktuara ligjërisht dhe duke vazhduar kështu sot ne si shtet përpos që kemi përfaqësim dhe lobim të dobët njëkohësisht ballafaqohemi edhe me mosqasje liberale me ato shtete të cilat mund të shprehin gatishmëri për kontribute të ndryshme. I tillë kontributi mund të jetë edhe në procesin e anë- tarësimit të Kosovës në UNESCO. Karshi këtij procesi mjaft vital dhe relevant për Republikën tonë, diplomacia jonë s’ka qenë mjaftueshëm në krye të detyrës”, është shprehur Haziri.

Image

Dështim në shumicën e nismave

Po kaq të dështuar e sheh diplomacinë kosovare, në këtë rrafsh edhe MPJ-në, edhe analisti Ali Hertica. Madje ai pohon së falë mungesës së një diplomacia pro-aktive e në funksion të lobimit të fuqishëm ndërkombëtar, duke filluar nga fqinjësia në derë të shtëpisë e tutje, Kosovës po i zgjatet në pafundësi edhe perspektiva evropiane. “Kosova është dhe funksionon si shtet i pavarur tash e 9 vjet, por sikur që dihet e sikur që po shihet po ngec shumë me diplomacinë e saj të brishtë që në hapat e parë, për procesin e anëtarësimit në familjen e evropiane, e që dihet se anëtarësimi në BE tash për tash është komponenti më i rëndësishëm i shtetit dhe qytetarit të Republikës. Roli në këtë plan duhet të jetë më i forcuar nga vetë Ministria e Jashtme, por duke mos lënë anash edhe detyrat dhe përgjegjësitë që i ka po aq të barasvlershme edhe Ministria e Brendshme, e cila është pasqyra kryesore reflektuese e shpërndarjes së rrezatimit për nivelin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend”, është shprehur Hertica. Sipas tij, që të dyja këto dy ministri përbëjnë boshtin kryesor të dështimit edhe për anë- tarësim në mekanizmat ndërkombë- tar, sikur është UNESKO, por edhe në procesin e zbatimit të kushteve për liberalizimin e vizave. “Mirëpo në këtë rrafsh konsideroj se barrën kryesore e mban mbi vete me përgjegjësi dhe mungesë disipline institucionale sidomos MPJ dhe dështaku i dyfishtë në drejtimin e këtij dikasteri me peshë ministri Enver Hoxhaj. Ky “mistrec” kryediplomat është krejtë- sisht i papërgatitur për ta shtyrë procesin përpara, por kryesisht i prirë që për egon e tij të madhe personale të mos kursehet nga shëtitjet e një pas njëshme “diplomatike” jashtë vendit, pa iu dhënë peshë dhe rëndësi çështjeve të shtetit dhe qytetarit, duke dështuar plotësisht në shumicën e nismave të bashkëpunimit dhe anë- tarësimit rajonal, duke filluar që nga dialogu me fqinjët që është një nga kriteret bazë në ballë të ballë të kritereve të Kopenhagës që ne duhet t’i përmbushim”, theksoi analisti Ali Hertica.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme