Autor: Sulejman Mehazi
Në kohën e fundit se di pse jam duke i arsyetuar politikanët qeveritarë të Republikë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë për shkak skandaleve korruptive e seksuale. Po, e di, e jam i sigurtë se do thoni ja, ky artikullshkruesi, deri dje i kritikonte ashpër të gjithë këta vjedhësit e institucioneve shtetërore, e sot i përkrah, po dhe ky qenka dyftyrësh, i pa besë dhe i shitur. Jo, lexues të ndeuar, të jeni të bindur e të sigurtë se nuk ndërroj mendjen e nuk jam i shitur. Po qëllimi im nuk është se çfarë mendojnë të tjerët për mua, po çfarë mendojmë ne sikur të ishim në pozitat e tyre shtetërore, çfarë do bënim sikur të ishim kryeministër, ministër, zëvendësministēr, drejtorë të sipërmarrjeve shtetërore, a do vidhnim, korruptoheshim dhe bënim skandale seksuale si ata? Besoj dhe jam i sigurtë se po, dhe, ne do bënim njësoj si ata. Sot në këtë kohë të pamoralshme e të pandërgjegjshme e dini kush nuk vjedh? Vetëm Zoti s’ka nevojë të korruptohet për shkak se i tërë ky univerz është i Tij dhe personave që nuk ju mundësohet të vjedhin, sikur të kishin patur mundësi apo shans edhe këta kishin vjedhur. Po sikur ata, ato, ju, ne, ajo, ai, ti e unë të ishim nëpër postet e ndryshme shtetërore e të gjitha gjyqet e shtetit të ishin nën ndikimin tonë, a do vidhnim e korruptoheshim dhe ne pa frikë juridike?, me siguri se po, i kishim bërë të njëjtat veprime korruptive. Prandaj shkurt e qartë, në vend që t’i kritikojmë gjykatësit dhe tërë gjykatat shtetërore, por pa logjikë i kritikojmë kryeshtetasit të cilët shumë më pak janë fajtorë. Keni lexuar, vërejtur e parë sa pak, po thuajse aspak nuk kritikojmë çelësin e së keqes sonë, ata janë gjykatat shtetërore, kur ata bëhen të korruptuar modoemos i tërë shteti bëhet i korruptuar. Prandaj qytetarë të vyer që të gjithë forcën e kritikave, protestave dhe demostratave duhet drejtuar kah gjykatat dhe gjykatësve, se për ndryshe kurrë nuk do të burgosen e largohen nga pushteti këta të korruptuar pushtetarë.