Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili është për vizitë pune në Izrael, sot në Jerusalem kishte drekë pune me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit Netanjahu pas takimit në Tuiter shkroi se me Zaevin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Maqedonisë.
Dy kryeministrat pasdite kanë konferencë shtypi të përbashkët në Jerusalem, në të cilën informojnë për përmbajtjen e bisedimeve.