Onkologia nga Kosova shpërblehet me çmimin prestigjioz në Angli

Se sukseset e shqiptarëve në botë s’kanë të ndalur po na vërtetohet çdo ditë. Së fundmi një të tillë e ka arritur edhe onkologia Ernese Xhafa – Hamiti, e cila jeton në Londër.

Ajo, është dekoruar me mirënjohje nga Hospital Corporation of America (HCA), për punën dhe dedikimin e saj në spitalin me renome botërore në Londër, Wellington Hospital.

Bëhet fjalë për çmimin prestigjioz “Frist Humanitarian Award”, i cili u ndahet doktorëve në fusha të ndryshme mjekësore për punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Asaj ky çmim i është ndarë në nivel kombëtar nga rrjeti i spitaleve me renome HCA Healthcare UK, që përfshin Wellington Hospital, Harley Street clinic and LOC (Leaders in Oncology Care), vendin ku Xhafa – Hamiti kryen punën e saj si doktore, transmeton kp .

Ajo është doktoresha e parë që pranon këtë çmim në Angli nga një sektor ku pacientët me kancer trajtohen me tretman antikancerozë në spital dhe departamentin ditor të kemioterapisë.

Dr Ernesa Xhafa – Hamiti, gëzon një eksperiencë të kamotshme në fushën e mjekësisë. Ajo tashmë ka mbushur shtatë vite në punën e saj si Onkologe.

Ajo, është trajnuar dhe specializuar në spitalet më me nam të Londrës, si: UCLH NHS Trust Hospitals dhe Imperial NHS Trust Hospitals që janë pjesë e referimeve të rasteve shumë komplekse të formave të ndryshme të kancerit jo vetëm nga Mbretëria e Bashkuar po edhe nga mbarë bota. Dr Ernesa së fundi ka kompletuar studimet postdiplomike në Insitute of Cancer Reasearch (ICR) në Londër.

Ajo, përveç tjerash vazhdon të jap kontributin e saj sa herë që kontaktohet nga koleget e saj nga vendlindja, Kosova.

E krejt kjo shumë e të hollave që i është ndarë në formë mirënjohje, doktoresha me origjinë nga Kosova ka vendosur që t’ua dedikoj fëmijëve me kancer në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme