Pronari i varkave në plazhin e Durrësit është arrestuar në flagrancë nga policia duke vjedhur çantën me vlera monetare dhe celularë disa shtetasve kosovarë, raporton Indeksonline.
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin: A.S 23 vjeç, banues në Durrës.
A.S më datë 03.09.2017, në lagjen Nr.13, Plazh u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke i vjedhur çantën me 200 € dhe 5 celularë disa shtetasve kosovarë (grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime).
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi i mësipërm po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin B.L. 25 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhja” parashikuar në nenet 90 dhe 134/1 të Kodit Penal