Kurti: Pas marrëveshjes së mbrëmshme, formimi i institucioneve u la në dorë të Vuçiqit

Deputeti i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bashkimi i AKR-së me PAN-in ka bërë që konstitutimi i institucioneve të reja të Republikës së Kosovës do të varet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit”, tha Kurti në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Tutje, ai tha se dalja e AKR-së nga koalicioni LAA ka bërë që “apetitet nga njëra anë” dhe “pasiviteti nga krahu tjetër”, të humbin edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it.

Kurti, që njëherësh është edhe kandidati më i votuar për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se pasiviteti, duke iu referuar LDK-së ndonëse nuk e përmend me emër, “është gabimi më i madh”.

Megjithatë, Kurti thotë se dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN.

“Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë. Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë”, ka thënë ish-lideri i VV-së.

“Shteti nuk është karrige. Shteti ka karrige. Por, ka edhe karrige pa shtet, karrige në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit”, thotë ai, ndërsa postimin e përfundon me një paralajmërim për një referendum të ri: “26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri”.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme